Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku viktimë është një 11-vjeçare. Sipas informacioneve të para, dyshohet se vajza mund të ketë varur veten.
Vajza është gjetur në tualet nga i vëllai, ndërsa pranë saj ka pasur një litar të hollë, e ndërsa edhe në zonën rreth qafes së të mitures, me inicialet L.M., nga fshati Babicë.
Familjarët e kanë çuar të pajetë në ambjentet e spitalit.
Ende nuk ka shume detaje dhe mjekët janë të rezervuar në dhënien e përgjigjeve, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vogëlushes.











