Moti i paqëndrueshëm ka sjellë problemet e para. Si pasojë e erërave të forta, dallgët në det kanë sjellë vonesa në tragete. Kjo pasi ka qënë të forta, duke arritur deri në 9 ballë.
Mësohen se dy tragete që duhet të niseshin mbrëmë nga Porti i Durrësit, janë nisur vetëm sot ne mëngjes, pasi deti ka qenë i palundrueshëm.
Tragetet për në Bari u nisën me 7 orë vonesë dhe parashikohet të mbërrijnë në Bari rreth orës 14.00. Ndërsa tragetet Bari-Durrës mbërritën në orar dhe nuk ka pasur probleme me pasagjeret.
Moti ka nisur të qetësohet dhe në orët në vazhdim pritet që forca e detit të bjerë.












