Petrit Vasili e cilëson Partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit një parti të krijuar nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në Ora News me gazetaren Beti Njuma, Vasili shprehet se nuk e llogarit fare ‘Bindjen’ si parti dhe se nuk e ka fare në hesapet e veta.
‘Nuk e kam në llogari fare këtë parti. Nuk kam thënë asgjë dhe nuk e njoh. Ai që e krijoi është Edi Rama. Se i di mirë ai këto. Unë nuk e kam fare në hesapet e mia këtë parti’, shprehet Petrit Vasili.











