Arriti ne pesë numri i personave të arrestuar, si të dyshuar të përfshirë në grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Arrestimi i tij u bë në Bullgari vetëm disa minuta më parë nga policia, ndërsa nuk ka ende detaj rreth identitetit.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, policia arrestoi edhe katër persona të tjerë të dyshuar pjesëmarrës në grabitje. Deri më tani janë arrestuar: Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.











