Elton Pikli, 32 vjeç, është i arrestuari i pestë i grabitjes në Rinas.
Mësohet se ai kryen një jetë të zakonshme dhe punon si kasap në qytetin e tij.
Madje ndryshe nga informacionet e para që u dhanë nga Policia, Pikli nuk është arrestuar në Bullgari, por në Qafë-Thanë teksa kthehej për në Shqipëri.
Emri i Piklit ka dalë gjatë dëshmisë së njërit prej personave të arrestuar dhe ai po kthehej nga Bullgaria, në momentin që i janë vendosur prangat.
Më herët ai ka qenë i shpallur në kërkim për falsifikim.












