Seriali “Game Of Thrones” është rikthyer për të mbërthyer qindra mijëra shikues nga e gjitha bota, kjo pasi është sezoni i fundit dhe pritet me një kureshtje të madhe.
Të njëjtin efekt mesa duket ka dhënë dhe për Shkëlzen Berishën, i cili është një fans i serialit të shekullit.
Armina ka qënë ajo që ka treguar se partneri i saj është fans i “Game Of Thrones”, ndërsa asaj nuk i pëlqen aspak ta ndjekë. Ata nuk bien dakord në këtë pikë me njëri-tjetrin, por Armina është e detyruar t’i ndjekë seritë e tij.
Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër dhe e ka cilësuar serialin si torturën e mbrëmjeve të saj. “Tortura ime është të shikoj këtë film çdo të hënë për shkak të Shkëlzen Berishës”, ka shkruar Mevlani.












