• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ Juda Iskarioti, dishepulli misterioz, që e tradhëtoi Jezu Krishtin me një puthje

droni by droni
22 April, 2019
in speciale
0
SPECIALE/ Juda Iskarioti, dishepulli misterioz, që e tradhëtoi Jezu Krishtin me një puthje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

By Owen Jarus

Juda Iskarioti, është i famshëm si një dishepull i Jezu Krishtit, të cilin e tradhtoi në këmbim të një shume parash. Nga 12 dishepujt e Jezusit, “vetëm për Pjetrin flitet më shumë nga shkrimtarët e Ungjillit, sesa mbi Judën”, shkroi Uilliam Klasen në librin e tij “Juda:Tradhtar, apo mik i Jezusit?”.

Klasen ishte një studiues në Shkollën Biblike dhe të Arkeologjisë në Jeruzalem. Pavarësisht nga fama e tij biblike, mbi Judën dihet shumë pak. Historia e tij është kaq e paqartë, saqë ndërsa shumë studiues besojnë se ai ka ekzistuar vërtet, disa të tjerë mendojnë se Juda është një personazh imagjinar.

“Askush nuk ka arritur të gjejë ndonjë burim të Judës, pavarësisht disa rrëfimeve në Dhiatën e Re. Prandaj studiuesit e respektuar, mund të vazhdojnë të mos besojnë në realitetin e tij historik”- shkruan Suzan Gubar, profesoreshë e gjuhës angleze në Universitetin e Indianas në SHBA, në librin e saj “Juda” të vitit 2009.

Historitë Biblike

Tregimet mbi Judën, ruhen në Bibël në Ungjijtë e Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit, si dhe në Veprat e Apostujve (i quajtur ndryshe edhe si “Libri i Veprave”). Historitë biblike, nuk thonë se ku dhe kur lindi Juda, teksa përshkruajnë versione të ndryshme të mënyrës së vdekjes së tij. Tregimet thonë se Juda ishte dishepull i Jezusit, dhe se ai e tradhtoi udhëheqësin e tij, duke rënë dakord t’ja dorëzonte ushtarëve romakë të cilët e çuan tek priftërinjtë tradicionalë izraelitë në këmbim të parave, 30 monedha argjendi, sipas Ungjillit të Mateut.

Ungjijtë e Mateut, të Markut dhe të Lukës, specifikojnë se Juda e vuri në dukje Jezusin, duke iu afruar dhe puthur në faqe, kur u afruan ushtarët të shoqëruar nga një turmë njerëzish. Pastaj ata e çuan Jezusin tek Ponc Pilati, guvernatori romak i Judesë. Jezusi u nxorr në gjyq, dhe më pas u kryqëzua.

Një tekst 1200-vjeçar i përkthyer kohët e fundit, i shkruar në gjuhën koptike – një gjuhë egjiptiane që përdor alfabetin grek – pohon se Juda e përdori puthjen për të tradhtuar udhëheqësin e tij, pasi Jezusi kishte aftësinë për të ndryshuar pamjen e tij. Puthja e Judës, do ta identifikonte qartazi Jezusin për turmën.

Nga ana tjetër 4 ungjijtë, nuk përpiqen të shpjegojnë se pse u përdor një puthje, për të identifikuar Jezusin. Të gjithë ungjijtë, tregojnë se Jezusi e dinte se do të tradhëtohej kur të darkonte me dishepujt e tij, pak para arrestimit të tij. Ungjilli i Gjonit, thotë se Jezusi u përball me Judën në darkën e fundit, duke i thënë:”Atë çfarë ke ndërmend ta bësh, bëje shpejt!“. Ungjijtë e Lukës dhe Gjonit, thonë se Djalli “hyri” në shpirtin e Judës në kohë të caktuara, dhe mund të ketë ndikuar në vendimin e tij për të tradhtuar Jezusin. Ungjilli i Gjonit, e përshkruan Judën si një person jo të besueshëm.

Ai pretendon, se Juda ishte mbajtësi i parave për Jezusin dhe 12 dishepujt e tij, duke mbajtur gjithmonë me vete çantën e parave që kishte me vete grupi, dhe ndonjëherë vidhte monedha prej saj. Kur një grua e parfumosi Jezusin pak para darkës së fundit, Juda e kundërshtoi, thotë Ungjilli i Gjonit.

“Pse ai parfum nuk u shit, dhe paratë t’i jepeshin të varfërve? Ishte paga e një viti”. Ai nuk e tha këtë sepse shqetësohej për të varfrit, por pasi ishte një hajdut, dhe si mbajtës i çantës së parave, ai merrte herë pas here para prej saj” (Gjoni 12: 4-6).

Vdekja e Judës

Bibla, ka dy rrëfime të ndryshme mbi mënyrën e vdekjes së Judës. Ungjilli i Mateut, thotë se Juda u pendua që e tradhtoi Jezusin, dhe u përpoq t’i kthente mbrapsht 30 monedhat e argjendit që kishte marrë. Tek Mateu 27: 3-5, Juda u thotë priftërinjve dhe pleqve të Sinodit:”Unë kam mëkatuar, pasi kam tradhtuar një gjak të pafajshëm”.

“E ç’punë kemi ne me këtë?!- iu përgjigjën ata, “Kjo është përgjegjësia juaj!”. Në këto kushte, Juda i hodhi paratë në këmbët e tyre, dhe u largua i tronditur. Pak më vonë, u vetëvar në një litar. Monedhat e argjendit, u përdorën për të blerë një copë tokë, që u shndërrua në një varrezë për të huajt, një vend i quajtur Fusha e Gjakut.

Veprat e Apostujve, përshkruajnë një përfundim më dramatik të Judës, duke pretenduar se ai i përdori 30 monedhat e argjendit për të blerë një fushë, ku gjeti vdekjen në një mënyrë të tmerrshme. “Me pagesën që mori për shkak të paudhësisë së tij, Juda bleu një arë, atje u rrëzua me kokë, trupi i tij u shqye, dhe të gjitha zorrët e barkut i dolën jashtë, ajo ishte Fusha e Gjakut” (Veprat 1:18-19). Një burrë me emrin Matias, e zëvendësoi Judën si një nga 12 dishepujt, thuhet në Veprat e Apostujve.

Ungjilli i Judës

Në vitin 2006, revista “National Geographic” publikoi “Ungjillin e Judës”, një tekst të shekullit III që e përshkruan Judën më pozitivisht. Ungjilli, është ajo që dijetarët e quajnë një tekst “apokrif” (pa autor), dhe që nuk u përfshi kurrë në Bibël. Tekste të shumta apokrife, që flisnin mbi Jezuin dhe jetën e tij, u shkruan në të gjithë botën e lashtë.

Ashtu si disa tekste të lashta, Ungjilli i Judës është i shkruar në gjuhën koptike. Teksti u përkthye nga një ekip studiuesish, që punonin për “National Geographic”. Përkthimi sugjeron që Jezusi i kërkoi Judës, që ta tradhtonte në mënyrë që të ndodhte ekzekutimi i tij.

Sipas përkthimit, Jezui i tha Judës:”Largohu nga dishepujt e tjerë, dhe unë do të të them misteret e mbretërisë”. Megjithatë, përkthimi i ekipit dhe interpretimi i tekstit, është kritikuar nga studiues të tjerë.

Ejprëll De Konik, drejtuese e departamentit të fesë në Universitetin e Rajs në Hjuston, SHBA, shkroi në faqen e saj të internetit, se teksti ka një numër gabimesh në përkthim, dhe se Ungjilli i Judës është në fakt një “parodi rreth “demonit” Juda, i shkruar nga një grup të krishterësh gnostikë, që ne i quajmë Sethianë”.

“Live Science” – Bota.al

Tags: JUDA ISKARIOTI
Previous Post

FOTO/ 4 të arrestuar për grabitjen në Rinas, dalin fotot

Next Post

I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares në Fushë Krujë, pranga grabitësit

droni

droni

Next Post
I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares në Fushë Krujë, pranga grabitësit

I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares në Fushë Krujë, pranga grabitësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.