Volodymur Zelenskiy, komediani i njohur ukrainas, tashmë do të jetë presidenti i vendit të tij, edhe pse pa asnjë eksperiencë politike.
Por ky lajm duket se ka “zgjuar” komunitetin e aktorëve të humorit në Shqipëri. Julian Deda aktori i njohur i humorit shqiptar ka bërë një reagim epik.
“Mirë se vini në epokën e komedianëve, Shqipëri paç fatin e Ukrainës”, ishte reagimi i Julit në mbishkrimin e një fotografie të tij të publikuar në rrjetet sociale.













