Pas festës së Pashkës të dielën, të rinjtë në Britaninë e Madhe kanë përfituar nga rasti për të mbushur baret dhe klubet e natës për katër netë rresht duke qene se kanë patur disa ditë pushim.
Të ndihmuar edhe nga temperaturat që kanë arritur deri në 25 gradë celcius, djem e vajza në të gjitha qytetet e mëdha kanë përfituar për të festuar, duke nxjerrë veshjet pranverore.
Nga kjo situatë nuk kanë munguar sherret dhe ndërhyrjet e policisë, si pasojë teprimit me pije alkoolike.
Shumica arritën të gjenin rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por pati edhe nga ata që mbetën të shtrirë rrugëve, duke preferuar të flenë aty.













