Kolegji i Kryetarëve i Partisë Demokratike ka mbyllur mbledhjen. Mësohet se Kolegji ka vendosur që protesta kombëtare e radhës të mbahet me 11 maj.
Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko, se ora është vendosur si protestën e kaluar, në 18:30, që të kenë mundësinë dhe qytetarët e rretheve që të jenë prezentë.
Kjo është protesta e 10-të e opozitës që pas djegies së mandateve.
Ndërkohë mbledhja e Partisë Demokratike, në të cilën kreu i PD-së Lulzim Basha po diskuton me aleatët opozitarë, ende vazhdon.












