• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/ Një parti nga Rudina për 30 qershorin e Ramës

droni by droni
21 April, 2019
in Kryesore, Opinion, Politika
0
SHENIM/ Një parti nga Rudina për 30 qershorin e Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krijimi i një partie të re nga Rudina Hajdari shënon edhe momentin e parë ku ajo shprehet qartë qysh se ka frekuentuar mediat dhe foltoren e Parlamentit prej vitit 2017.

Partia pritet të regjistrohet të martën kur edhe institucionet publike janë në punë, në mos Kryeministri Rama do të ndryshojë festën e pashkëve dhe do ta shpallë punë të hënën në mënyrë që mos të rrezikohen procedurat.

Them Kryeministri Rama pasi ai është përfituesi më i madh i kësaj lëvizjeje politike që erdhi nga deputetja e përkëdhelur e PD-së. Përmes kësaj partie Rama mund të zhvillojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, dhe kjo parti ishte e vetmja mundësi për kryeministrin të hynte në zgjedhje.

Disa media në Tiranë kanë transmetuar sot se partia u krijua fillimisht në zyrën e Ramës dhe më pas iu komunikua Rudina Hajdarit. Por skenari nuk intrigon më. Të gjithë janë të qartë se partia është inkurajuar prej kryeministrit, do të menazhohet prej tij dhe do të financohet po ashtu nga qeveria për të neutralizuar rezistencën e opozitës në vend ditën e 30 qershorit.

Parti edhe më të qarta se kjo që u bë sot nuk ia kanë dalë të përballojnë vetminë dhe largimin nga partia e madhe e aq më pak të dëmtojnë pjesën e  saj të pushtetit politik.

Parti të tilla janë krijuar që nga viti 1997 dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë më e madhe dhe më e bujshme se sa ditën e krijimit të saj.

Më pas ato kanë ardhur duke u zbehur dhe zvogëluar pa mundur të krijojnë ngjarje vec në raste kur përdoreshin për diversionin ndaj partisë mëmë PD. Edhe kjo parti pas 30 qershorit, Rama  zor të gjejë ndonjë arsye për ta mbajtur në lojë.

Rudina Hajdari erdhi në PD pa kurrfarë vlere të identifikuar personale por më nje respekt dhe nderim të madh për të për shkak të familjes që përfaqësonte si e bija e Azem Hajdarit. Ishte një simbolikë e zgjedhur enkas nga drejtuesit e lartë të PD-së, pavarësisht se shumë shpejt ra në sy habitshëm nevoja e saj për të mësuar dhe lexuar më shumë rreth vendit të vet dhe problematikave të politikës shqiptare.

Rasti i nëpërkëmbjes së simbolikës nga vetë Hajdari tregon se rendja pas simbolikës përmes përfaqësimit familjar është e dështuar dhe nuk ka pse të kompleksojë PD në renditje të tjera përfaqësimi.  Dëmi që ajo i sjell PD në qoftë për simbolikën mund të zgjidhet thjesht që nesër. PD koopton në strukturat me te larta Kiri Hajdarin i cili është përfshirë në protestat e opozitës dhe ka qenë kundër vendimit të së motrës për të qëndruar në Parlament.

Kryeministri Rama ndërkohë ia ka dalë që të krijojë një problem në PD, edhe pse e detyron këtë parti të kthehet nga vlerat në fushë. Problemi në PD do të lidhet me raportet e saj më zgjedhjet lokale. Rama do të krijojë hapësira për njerëz që ‘konsultohen me perëndimin’ për t’ia futur partisë së tyre duke kandiduar në zgjedhje duke premtuar se do të shpërndajë vota për ta përmes skemave të manipulimit të votave dhe ti shpallë fitues në bashki të ndryshme. Rama e ka shumë më të lehtë se sa ishte në zgjedhjet e majit të vitit 1996, kur socialistët nuk ikën që në mëngjes nga votimet, por pasdite. Tani opozitën nuk do ta ketë fare.

Hapi tjetër i Ramës mund të jetë edhe një parti tjetër që vjen nga deputetët e listës së LSI-së. Do ta kishte bërë edhe më këta por brenda tyre nuk ka njeriun e duhur dhe me sa duket nuk ka pse investohet aq shumë.

Mjafton partia me Rudinën e cila pritet të pasohet edhe nga disa ish-zyrtarë të tjerë të PD, të cilët edhe për motive krejt të tjera nga Rama mund të gjenden atje.

Historia që nisi me krijimin e paligjshëm të grupit parlamentar demokrat u mbyll sot me partinë. Dalëngadalë po merret vesh se kush votoi Gramoz Rucin ditën që u bë kryetar Parlamenti. Dhe në fjalëkryqin e dhimbshëm që coi në krijimin e një partie të re si diversion ndaj PD, momenti më i rëndë është roli i Rucit, i cili me të njëjtin skenar futi në rradhët e opozitës në ’91 gjysmën e rezidentëve që kishte në listat e Sigurimit kur ishte ministër i Brendshëm i diktaturës komuniste. Droni.al

Tags: rudina hajdari partia e re
Previous Post

Gazetari tregon pamjet e tynelit dhe ironizon ministrin: Nuk gjetëm hirin e parave të djegura

Next Post

Plumba te riut ne Kashar, policia e meson kur sillet ne spital

droni

droni

Next Post
VIDEO/Shoqërohet një prej protestuesve në Astir, banorët: E arrestuan se priti Bashën dje

Plumba te riut ne Kashar, policia e meson kur sillet ne spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.