Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një autobus pasagjerësh nga Korça me destinacion Greqinë është përplasur me një automjet tip “Range Rover” në vendin e quajtur Kryqëzimi i Plasës.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.











