Adele është ndarë nga burri i saj Simon Konecki. Lajmin e kanë konfirmuar njerëzit e besuar të këngëtares.
Në një deklaratë të premten, ata thanë se çifti kishte vendosur të angazhoheshin vetëm për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri.
Adele lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012. 30-vjeçarja u martua me Konecki, një sipërmarrës bamirësie, në vitin 2016 pas pesë vjet takimesh.
Artistja me albumet më të shitura në Londër është e njohur për hitet e saj në krye të tabelave 19, 21 dhe 25.
Deklaratat nga burime të ndryshme shtuan se palët po kërkonin për privatësi dhe nuk do të kishte ndonjë koment tjetër.
Ata u martuan në fshehtësi dhe Adele fillimisht foli për dasmën publikisht gjatë një fjalimi në Grammy 2017, ku ajo falënderoi “burrin” e saj.












