Disa personazhe kurohen në detaj kur dalin në telezion, për tu dukur sa më mirë. Por ka dhe nga ata të cilët u ka ardhur në majë të hundës të kurohen dhe ti kushtojnë rëndësi veshjeve.
Kjo gjë ka ndodhur në emisionin e Jonida Shehut. Në mënyrë krejt të pazakontë, të ftuarit i kanë kërkuar moderatores që në puntatën e ardhshme të Soiree të shkojnë me pizhama.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jonida e cila ka publikuar disa foto nga emisioni, në të cilin siç duket janë thyer të gjitha rregullat.












