252 ora dore janë bllokuar nga autoritetet gjermane në aeroportin e Frankfurtit. Mësohet se orat kishin destinacion Shqipërinë.
Mediat gjermane raportojnë se dërgesa me ora kishte destinacion nisje Hong Kongun.
Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.
Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale shkonte deri në 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.











