“Holanda po kthehet në narko-shtet”. Ky është lajmi i publikuar sot nga Top-Channel, disa ditë pasi parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave me Shqipërinë.
Por në mbrojtje të qeverisë Rama, për të zbehur realitetin e hidhur, duket se ka dalë Top-Channel i mikut dhe armikut të vjetër të Ramës, Ben Blushit.
Në një kronike lajmesh në Top Channel shihet titulli me të madhe “Holanda po kthehet në narko-shtet”, dhe shkruhet për vendin që është shembulli i demokracisë në botë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, që të gjithë këtë e quan “Noriega-news”.












