I dyshuar si personi që inskenoi grabitjen spektakolare të Rinasit më 9 prill, Admir Murataj vdiq nga një plumb në kokë dhe ende sot nuk është zbardhur se kush e vrau… policia apo vetë grabitësit që morën pjesë së bashku me të.
Por përtej misterit, në vendin ku u gjet i vdekur me maskën e tij prej “tullaci”, një pllakatë është vendosur e rrethuar në lule. Pllakati ka të shënjuar simbolin e shqiponjës dykrenare dhe në mes mbishkruhet një A e madhe, duke simbolizuar kështu shkronjën e parë të emrit të Muratajt.
Gjasat janë që pllakati të jetë vendosur aty nga familjarët e tij edhe pse ende nuk dihet se e kujt ka qenë iniciativa.
FOTO NGA JOQ












