Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një kamion ka përplasur një motor në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri është i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak në pritje të ndihmës së parë. I plagosuri eshte identifikuar si shtetasi Zef Paloka, rreth 60 vjeç.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia në lidhje me shkaqet e aksidentit.











