“Si cjapi te kasapi” ka shkuar një person drejt burgut.
Ka hyrë në burgun e Fierit për të takuar një mikun e tij, por kishte harruar që vetë ishte i shpallur në kërkim.
Një veprim jo i mençur ky i shtetasit me inicialet O.S, i cili me t’u verifikuar si i shpallur në kërkim, nuk ka “dalë më nga burgu”. Shtetasi në fjalë kërkohej nga policia e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. Policia e burgjeve e ka ndaluar personin dhe ka njoftuar drejtorinë e policisë në Fier, e cila e ka prangosur.












