• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria zbret 7 vende, PD-ndërkombëtarve: Sillni misione monitorimi për situatën e rëndë të medias

droni by droni
18 April, 2019
in Kryesore, Politika
0
Shqipëria zbret 7 vende, PD-ndërkombëtarve: Sillni misione monitorimi për situatën e rëndë të medias
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit për ‘Reporterët pa Kufij’. PD e  cilëson raportin si një konfirmim të denoncimeve të kryera gjatë 2018-ës se liria e medias në vend ka ardhur duke u përkeqësuar.

Ish deputetja, Albana Vokshi përmes një deklarate, ka përmendur edhe një herë të gjitha rastet konkrete të gazetarëve të kërcënuar dhe intimiduar nga qeveria dhe mafia.

DEKLARATË ALBANA VOKSHI

Partia Demokratike ka denoncuar, prej kohësh, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri. Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira.

Media e Lirë është kushti i panegociushëm për hapjen e negociatave.

Në situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018”-thuhet në raport.

Në publikimin e sotëm të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke parë si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama.

Ai ka vënë nën kontroll shumicën prej tyre, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licencave korruptive, siç evidentohet në raport.

Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin se për “kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh të mëdhenj.”

“Politikanët, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe fabrikantë të lajmeve të rreme.” -thekson raporti, i cili kritikon  dy projektligje për median të Edi Ramës si propozime që “forcojnë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe kufizojnë aksesin tek lajmet dhe informimi.”

Parimi i Ramës është atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licenca – e kërcënon e shantazhon, fyen, përçmon, e çon në gjyq.

Në indeksin botëror të Lirisë së Medias, Reporterët Pa Kufij ngrenë shqetësimin se “Gazetarët janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.”

Dy ditë më pare, Partia Demokratike informoi organizatat ndërkombëtare për përkeqësimin e lirisë së medias, duke listuar të gjitha rastet e gazetarëve të kërcënuar dhe intimiduar nga qeveria dhe mafia.

  1. Gjatë vitit të kaluar ka patur raste të rënda të kërcënimit të gazetarëve për shkak të detyrës.
  • Persona të paidentifikuar qëlluan në mes të natës shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vetëm sepse ajo denoncoi lidhjet e deputetit të PS Jurgis çyrbja me bandën e Shullazit.
  • Gazetari Julian Shota u kërcënua me armë në kokë sepse po transmetonte një shpërthim në një biznes në Laç.
  • Policia goditi në kokë kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi, ndërsa po raportonte protestën e opozitës para MB.
  1. Intimidimi përmes padive në Gjykatë:
  • Kryeministri Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi për shpifje dhe prishje të imazhit, vetëm sepse ai ka publikuar disa raste të pastra korrupsioni të Qeverisë. Gazetari Rakipi zbuloi se firma fituese e projektit 40 milionë euro të Unazës së Madhe kishte marrë tenderin me letra të falsifikuara.
  • Gazetarja investigative Klodiana Lala u kërcënua me hetim për një raport të publikuar në BIRN dhe Zëri i Amerikës, ku denoncohet blerja e votave në Qarkun Durrës gjatë 2017-ës, ku përfshihet drejt për së drejti Vangjush Dako dhe një nga bandat e Durrësit.

Jetmir Olldashi, gazetari investigativ është marrë i pandehur, vetëm sepse publikoi lidhjen e vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj me trafikun e drogës.

  • Basir Çollaku, një tjetër gazetar investigativ u padit nga kreu I gr parl të PS vetëm sepse ai publikoi një intervistë me oficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimin me armë në kokë  brenda rajonit të policisë në prani të Ballës, për të heshtur për akuzën e përdhunimit nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
  • Prokuroria e Vlorës kërkoi praninë me forcë të gazetarit Elton Qyno vetëm, sepse ai botoi një artikull për vrasjet dhe zhdukjet mafioze në Vlorë.
  • Edhe rasti i mëparshëm i gazetares Alida Tota, që investigoi vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë, bën përgjegjës direkt kryebashkiakun Erion Veliajn, kampion i blerjes së medias.

Të gjithë këto, kanë “krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” thuhet në indeksin boteror për  lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij.

Tejet e shqetësuar nga kjo situatë, Partia Demokratike ka informuar në vijim të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare për Lirinë e Medias

Partia Demokratike ka kërkuar prej tyre të sjellin misione monitorimi për situatën e rëndë të medias në Shqipëri, si dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre ndaj Kryeministrit  për të ndalur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Tags: Albana vokshiPDraportireagimireportere pa kufij
Previous Post

Mbledhja e Kryesisë, Basha vjen me 3 vendime të rëndësishme për zgjedhjet

Next Post

Kryeministri “qetëson” shqiptarët për kthimin e vizave: Lojë e brendshme, po përdoremi si ‘kokë turku’

droni

droni

Next Post
Kryeministri “qetëson” shqiptarët për kthimin e vizave: Lojë e brendshme, po përdoremi si ‘kokë turku’

Kryeministri "qetëson" shqiptarët për kthimin e vizave: Lojë e brendshme, po përdoremi si ‘kokë turku’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.