Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se nëse ka vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë.
Ish-ministri bën një rezyme të asaj që ka bërë Rilindja.
“E bëri si deshi!” – thekson Manjani.
“Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë. Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë. Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!” vijon më tej ish ministri në reagimin e tij, i cili nuk kursen as qëndrimin e ambasadorëve.











