Siç u raportua edhe më herët, deputetja e Parlamentit Holandez Madeleine van Toorenburg, përgënjeshtroi deklaratën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, sipas të cilit parlamentarja holandeze është mikeshë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Në reagimin e saj për exit.al, van Toorenburg shprehet se nuk e njeh kreun e Partisë Demokratike.
Lidhur me këtë reagon edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon deputetin Balla.
POSTIMI I MANJANIT:
“Deputetja holandeze Van Torenburg ka thënë se, nuk e njeh Lulzim Bashën, se Taulant Balla gënjen. Çudi pra! Ai nuk para gënjen”.












