Prokurorët e grabitjes së Rinasit së ndodhur më 9 prill kanë filluar të marrin në pyetje familjarët e Admir Murataj, i cili thuhet se mbeti i vrarë gjatë largimit nga vendngjarja.
Në listën e personave në dijeni për ngjarjen është thirrur të japë informacione edhe Albana Alimemeti, gruaja e Admir Murataj.
Alimemeti është thirrur e para nga Policia por mësohet se nuk ka dhënë asnjë informacion të dobishëm për organin e akuzës.Tashmë e mbetur e ve, Alimehmeti tha për oficerët se kishte kohë që nuk ishte takuar dhe folur me bashkëshortin e saj.
Po kështu nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të gjetur përgjegjësitë e ngjarjes, ndërsa në një prej furgonëve janë gjetur gjurmë gishtash të cilat janë dërguar për ekspertim.











