Pas disa ditëve diskutimi, tashmë është zyrtare. Edy Reja është trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Sipas burimeve, mësohet se Armand Duka e ka bërë zgjedhjen e tij dhe pse pritet zyrtazimi.
Presidenti i FSHF-së zhvilloi më herët dhe një takim të dytë me Reja në Bolonja ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.
Reja do të pasojë Panuccin në stolin e Kombëtares. Pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panucci, Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.
Edy Reja do të zbarkojnë në Tiranë ditën e martë për tu prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.











