• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat italiane: Mobilizim në Tiranë për zgjedhje të parakohshme

droni by droni
14 April, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/ “Rama ik”, numër i madh qytetarësh mblidhen përpara kryeministrisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e djeshme e opozitës ka marrë vëmendjen e pothuajse të gjitha mediave ndërkombëtare prestigjioze. Nuk ka munguar pasqyrimi i protestës edhe në mediat e vendit fqinj, Italisë.

Gazetari italian, Giancarlo Padovan i ka kushtuar një shkrim në gazetën “Il Fatto Quotidiano”, protestës së opozitës së bashkuar, ku shkruan se mobilizimi i madh antiRama oër zgjedhje të parakohshme nuk flet vetëm për një mbështetje për Partinë Demokratike, por është edhe tregues i situatës ekonomike jo të mirë. Po kështu ai ka folur edhe për sondazhet, që siç shkruan, nxjerrin fituese PD dhe aleatët e saj.

Protesta Il Fatto

SHKRIMI I PLOTË
Nga Giancarlo Padovan
(Il Fatto Quotidiano)
Protesta e 9-të në 8 javë të Lëvizjes u mbajt nën shiun e rrëmbyeshëm dhe nën zhurmën e thirrjeve “Rama ka vjedhur paratë tona, Rama ka vjedhur votat tona”. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike dhe i opozitës, para godinës së kryeministrisë, e fortifikuar me kangjella hekuri, u mëshoi zgjedhjeve të parakohshme, por më përpara kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Opozita, që para dy muajsh la parlamentin, duke hequr dorë përfundimisht nga mandatet e deputetit, (të zgjedhurit janë zëvendësuar me të parët në listat pritëse), tani po kërkon që zgjedhjet administrative të 30 qershorit të dublohen edhe nga ato parlamentare. Akuza mbetet e njëjta: “Rama, në 2017-n i bleu votat me paratë e drogës e të korrupsionit, e derisa ai të mbetet në detyrën e kryeministrit, s’ka për të pasur asnjëherë zgjedhje të pastra”.

Kryeqyteti mbetet i tronditur e në pamje të parë s’duket se tronditja ka lidhje me protestën. Vjedhja brenda 90 sekondash tre ditë më herët në brendësi të Aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në periferi të kryeqytetit ngjan të jetë shkaku. Opozita është e bindur se “thesi” prej 10 milionë eurosh që u vodh ka për t’u përdorur për të blerë vota e manipuluar zgjedhjet.

Nën një qiell të errët e të rëndë, protestuesit, pasi duartrokitën gjatë fjalët e Bashës tentuan të rrëzonin kangjellat e hekurit, të vendosura me urgjencë që në orët e para të ditës. Policët e pajisur me skafandra u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës. E menjëhershme buçiti thirrja: “Rama po hyn në histori si njeriu që qëlloi njerëzit e vet me gaz”.

Disi i hutuar, spikat mes turmës lideri i pamposhtur Sali Berisha, ndërsa disa protestues tentojnë të përqafojnë policët e rreshtuar përpara hyrjes kryesore të kryeministrisë.
Tashmë prej 30 vitesh, gjatë protestave popullore thirret “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” (slogani u përsërit edhe dje), por Partia Demokratike e Bashës është e bindur më shumë se kurrë se do ta rrëzojë Ramën fillimisht në shesh, e më pas edhe në zgjedhje.

Sipas një sondazhi të IPR, një institut italian sondazhesh, Partia Demokratike dhe LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) marrin 53 % të votave, përkundrejt 44 % të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Pas shiut, ra nata, por nuk ra numri i protestuesve. Sipas organizatorëve, dje ishin në shesh 120 mijë njerëz, një rekord, po të marrim parasysh shpeshtësinë e protestave këto muaj. Ekzistonte droja e një rënie të numrit, pas 8 protestave të mëparshme dhe për shkak se thuajse gjysma e manifestuesve vinin nga qytete të tjera, edhe shumë larg kryeqytetit.

Mobilizimi i madh anti-Rama nuk flet vetëm për një mbështetje për Partinë Demokratike, por është edhe tregues i situatës ekonomike jo të mirë. Të rinjtë shqiptarë po emigrojnë drejt Gjermanisë me viza pune. Çdo ditë, para ambasadës gjermane ka radhë me qindra njerëz. Më të pafatët tentojnë edhe rrugë të tjera, si ato të azilit apo edhe të klandestinitetit, çka është më e rrezikshmja për jetën. Ka syresh që për të mbërritur në Britani të fshehur në një kamion janë të gatshëm të paguajnë edhe 10 mijë euro.

Tags: mediat italianeprotesta e opozites
Previous Post

Ish-deputeti publikon VIDEO-n: “Ja si policia godet mbas krahëve qytetarët protestues”

Next Post

“PD përgjegjëse për cilindo që bën shu**ën! Po për por**ët, kë do gjobisë?!”

droni

droni

Next Post
Manjani për Veliajn: A mendon kur i nxjerr fjalët nga goja ky njeri?!

"PD përgjegjëse për cilindo që bën shu**ën! Po për por**ët, kë do gjobisë?!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.