Një tjetër makinë është djegur në qytetin e Gramshit, në lagjen Sporti.
Policia bën me dije se makina ishte në pronësi të shtetasit Y.T., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorve.












