Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi të arrestojë me dhunë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.
Forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë. Nuk dihet të ketë ndonjë arsye për këtë veprim.
Ndërkohe Lesi ka publikuar edhe një foto të parakrahut ku shihet se është demtuar rëndë nga dhuna e policisë.












