• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohen të gjithë emrat që mbante Admir Muarataj, lista

droni by droni
12 April, 2019
in Kronika, Kryesore
0
FOTO/ Maska e përdorur në grabitje, gazetari: Admir Murataj tentoi të imitoje veten e tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Admir Murataj ka përdorur plot 13 identitete për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe asaj greke. Ai zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias, foton e të cilës tvklan.al e publikoi ekskluzivisht një ditë më parë.

Krahas këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe identitetet të cilat po i rendisim më poshtë:

– Kristaq Murataj

– Admir Murati

– Kristaq Murati

– Admir Murataz

– Kristaq Murataz

– Admir Xhaferi

– Kristaq Xhaferi

– Admir Nikaj

– Kristaq Nikaj

– Xhafer Nikaj

– Kristaq Azemi

Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Më datë 9 Prill 2019, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policisë, gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes së miliona Eurove të bankave nga aeroporti i Rinasit, të cilat do të transportoheshin drejt Austrisë. Kurse bashkëpunëtorët e Muratajt mundën të arratiseshin dhe janë në kërkim.

Në Shqipëri, Murataj ka qenë i përfshirë në disa grabitje të bankave dhe blindave me para. E para ka ndodhur më 13 Shkurt 2015, ku pranë bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë, nën kërcënimin e armëve bashkë me dy të tjerë grabiti një bankë të nivelit të dytë.

Më 3 Dhjetor 2015 në aksin Qafë Kashar – Rinas, u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë nga një furgon i blinduar që po i transportonte.

Më 9 Shkurt 2017 u krye goditja e tretë në rrugën e Rinasit, ku një autoblindi me para iu bë pritë në mes të rrugës.

Ndërkohë, gazetari i Tv Klan Spartak Koka ka zbuluar edhe dy grabitje të tjera për të cilat është përgjegjëse banda e Admir Muratajt.

Më 4 Janar të vitit 2019 një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup më 8 Janar 2019 dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat në kryeqytet.

E SHKUARA E ADMIR MURATAJT NË GREQI

31 Dhjetor 2012 – Një bandë shqiptarësh sulmuan një pikë karburanti në fshatin Neo Monastiri Fthiotidas. Pjesë e bandës ishte edhe Admir Murataj. Banda kërcënoi me armë rojen 45-vjeçar të karburantit. Por kamerat e sigurisë treguan se 45-vjeçari kishte bërë rezistencë. Admir Murataj qëlloi me 3 plumba kallashnikovi rojen, duke e lënë të vdekur. Nga pika e karburantit, banda e shqiptarëve mori 3 mijë Euro.

Janar 2013 – Arrestohen në Athinë Admir Murataj dhe Klement Çala (banda e kallashnikovit). Të dy kanë qenë të përfshirë në grabitje të 9 bankave, banesave, makinave etj., duke përfituar 2 milionë Euro. Në 6 raste ishin vjedhur bankomate në zona të ndryshme të Athinës, të cilat ishin shpërthyer me eksploziv.

22 Mars 2013- 11 persona arratisen nga burgu i Trikalas. Bëhet fjalë për bandën e Marjan Kolës, mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Pasi prenë hekurat, të burgosurit u ngjitën mbi çatinë e burgut. Ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në anën e jashtme të murit rrethues, qëlluan ndaj rojeve të burgut dhe plagosën dy prej tyre. Tetë ditë më vonë, banda grabiti një restorant në autostradën e vjetër Athinë – Thivas. Gjatë ndjekjes nga policia, pati shkëmbim zjarri dhe mbeti e plagosur një vajzë 25-vjeçare.

16 Maj 2013 – Admir Murataj dhe bashkëpunëtor i tij (Klement Çala) grabisin 1.2 milion Euro në Bankën Kombëtare në Lamia. Paratë nuk u gjetën kurrë.

Maj 2013 – Në lagjen Peristeri të Athinës, Admir Murataj gjatë tentativës për të grabitur një supermarket, i shpëton aksionit të policisë për ta arrestuar. Në pranga bie bashkëpunëtori i tij Ermal Lita, i arratisur edhe ky nga burgu i Trikalas.

17 Qershor 2013 – Autoritetet greke ranë në gjurmët e të arratisurve në zonën e Fthiotidas. Banda ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga tre persona. Gjatë kërkimeve, pati sërish përleshje me armë zjarri dhe mbeti i vrarë oficeri i policisë Giorgos Andricopulos. Ndjekja vazhdoi në malin Thermo në një zonë rurale. Aty përleshje të ashpër mes bandës së Marjan Kolës dhe forcave speciale greke. Nga të shtënat u vranë dy prej të arratisurve, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e policit grek. Fillimisht u dyshua se njëri prej tyre ishte Admir Murataj, por rezultoi e gabuar. /tvklan.al

Tags: admir murataj
Previous Post

Media kineze përfshihet në debatet e Tiranës për aeroportin: Aeroporti s’i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve

Next Post

ARTAN FUGA/ Kthimi në fis te Margjeloja !

droni

droni

Next Post
ARTAN FUGA/ Kush na përmbyti?

ARTAN FUGA/ Kthimi në fis te Margjeloja !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.