Makina e një zyrtari të policisë në Tepelenë është përfshirë nga flakët sot rreth orës 5 të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”. Makina i përket shefit të krimeve, Gentian Shehu.
Makina është djegur në pjesën e përparme si shkak i një difekti elektrik, ndërsa ka qenë i parkuar para pallatit, thuhet në një njoftim të policisë për rastin.
“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.
Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik)”, njofton policia.











