Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në aksin Shkodër – Bushat.
Sipas informacioneve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, kurse tjetra ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes dy gra kanë humbur jetën ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.
FOTO:BW












