Një vajzë e re ruse ka vdekur pasi e ka zënë korrenti duke përdorur celularin në dush.
20 vjeçarja me emrin Anastasia është gjetur nga nëna e saj, e shtrirë në dush, me celularin në dorë, i cili ishte duke u karikuar.
Nisur nga kjo ngjarje autoritetet ruse kanë bërë thirrje që njerëzit të bëjnë kujdes në përdorimin e celularit: ‘Uji është një përçues i mirë. Nëse celulari bie në tokë, krijohet një qark i shkurtër. Nëse celulari nuk do të ishte në karikim 220 volt, tragjedia nuk do të kishte ndodhur’.












