Admir Murataj ka vene floke dhe nderkohe kishte nderhyre edhe ne pjese te fytyres.
Pikërisht këto ndryshime kanë vonuar identifikimin e tij. Policia ka pasur dyshime se Murataj mund të kishte qenë anëtar apo pjesëtar i grupit të grabitësve por kur është bërë këqyrja e kufomës nuk është gjetur ngjashmëri.Edhe kur janë marrë shenjat e gishtërinjve me aparaturën e ALEAT janë nxjerrë vetëm 5 elementë, ndërkohë që duhet të ishin 8 elementë që përputhen.
Ndërkohë, Aleksander Murataj, vëllai i Admirit, që është arrestuar për grabitjet e tjera ka kërkuar leje nga burgu 313 ku ndodhet për të marrë pjesë në varrim ditën e nesërme. Trupi do të tërhiqet nesër në orën 8 nga familja.












