Pas dhunës së ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, dy prej tyre kanë përfunduar në spital.Kjo është banorja e cila më herët sipas ish-deputetit Klevis Balliu, ishte dëmtuar në këmbë.
Ajo është Flora dhe momentalisht ndodhet në spitalin ushtarak.
Ajo ka treguar se e kanë nxjerrë jashtë shtepisë me gaz lotsjelles. Sipas burimeve ajo është shtruar në spitalin me disa fraktura në trup dhe në këmbë.











