Një 37-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është konsideruar si një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në tregjet e drogës në zonën Emilia në Itali. Shqiptari u arrestua nga policia në Reggio Emilia.
Mediat thonë se shqiptarit, iu gjetën në posedim tre pako me drogë të llojit kokainë me nga 1 kilogram secila.
Droga ishte e pastër dhe kapte vlerën e gjysmë milionë euro.
Shqiptari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Maranello dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.












