Partia Demokratike reagoi ashpër për ngjarjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën miliona euro dhe një person mbeti i vrarë.
Menjëherë reagoi edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, por reagimi i tij nuk lidhej me ngjarjen e rëndë, siç priste publiku, por…kundër sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.
Pas këtij reagimi ka ardhur edhe kundërpergjigjja e Bardhit ku shprehet se “Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten”
POSTIMI I BARDHIT:
Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! 👿 E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. 🤡 i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal! 👇












