Edhe në ditën Ndërkombëtare në Romëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka harruar të reagojë përmes një statusi në facebook.
Kreu i Shtetit shkruan se edhe ky 8 Prill , e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.
Presidenti Meta apelon të mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.













