Ramadan Ndreu është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kukësit. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Duket se arsyeja ka qenë humbja në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në Fush-Krujë (2-1), gjë që mund të ketë sjellë një pakënaqësi tek drejtuesit e klubit.
Njoftim i Klubit:
FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.











