Një program krejt ndryshe ka qënë ky i ditës së sotme për presidentin Meta.
Presidenti ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga një market i veçantë në Tiranë në lagjen “Kodra e Diellit”, i cili tregton produkte organike që prodhohen në Shqipëri, nga të gjitha trevat kryesore të vendit.
“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,- shkruan ai bashkangjitur fotove.

Produktet organike (bio) ka qënë një ndër çështjet më me interes për presidentin Meta, temë të cilën e ka ngritur dhe në takimet që ka zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, si një mundësi për zhvillimin e argotizmit dhe ekonomisë.












