Gjatë protestës së ditës së sotme u raportua se kishte dhe persona provokatorë të cilët u nxorrën me forcë jashtë turmës.
Më herët u raportua se provokatorët në radhët e protestuesve vinin nga policia.
Pamjet e fundit nga Dosja.al vërtetojnë këtë gjë. Një grua e cila u nxorr si provokatore në protestën e opozitës para parlamentit, menjëherë pas largimit është futur në makinën e policisë së Shtetit.
Burimet bëjnë me dije se gruaja, ende e paidentifikuar u fut në makinën e Policisë, pa pyetur askënd. Ajo është filmuar nga Dosja.al teksa qëndron e shtrirë në makinën e Policisë së Shtetit, sikur të ishte një makinë personale.
Madje gruaja kërkon që të mos e filmojnë pasi është në moment privat.
Gruaja: O djali po ça bën se jam në moment privat.
Për më shumë ndiqni videon












