Deputetja e PD, e cila nuk pranoi të digjte mandatin, Rudina Hajdari ka propozuar sot që të mbahet katër minuta heshtje në ndër të martirëve të demokracisë.
Rudina Hajdari kërkoi nga kolegët e maxhorancës që të nderojnë kujtimin e 4 martirëve të demokracisë, Bujar Bishanakun, Arben Brocin, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, të cilët u vranë më 2 prill të vitit 1991.
Kjo kërkesë është pranuar nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi deputeteve të ngrihen në këmbë në shenjë respekti për 4 viktimat.
“U prehshin në paqe”, tha Ruçi, teksa vijoi punimet normale të Parlamentit.
Ndërkohë protesta e opozitës vazhdon ende, teksa së fundmi janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.












