Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar datën e shumëpritur nga fansat. Kjo pasi gjatë gjithë kësaj kohë, ajo ka qënë duke punuar me motrën e saj, Nora Istrefi për të sjellë një këngë të re.
Ishin fansat ata që kërkuan një bashkëpunim mes motrash, dhe Era dhe Nora e kanë bërë të mundur dëshirën e tyre.
Është Era ajo që në Instagram ka postuar një fotografi me datën 19/04, duke e etiketuar edhe motrën e saj këngëtare, Norën.
Skenat e klipit duken mjaft interesante dhe ne mezi presim ta shohim versionin final.













