Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Shkodër, aty ku përmes një ceremonie përkujtimore për lëvizjen rinore të 2 Prillit 1991, do të sjellë në vemendje lëvizjen në të cilën dhanë jetën, të vrarë nga diktatura, 4 të rinj shkodranë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.
Basha vendosi para pak çastesh kurora me lule në Memoralian e 2 Prillit.
Fillimisht, kryedemokrati bëri një takim me disa të rinj shkodranë, i shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ndërsa pritet që dita në vijim të jetë e angazhuar me aktivitete të tjera në kujtim të pishtarëve të demokracisë.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2625590300846185/?notif_id=1554136587094771¬if_t=live_video











