Partia Demokratike ka reaguar pas ndalimit nga policia të ish-deputetit Luçiano Boçi.
“Në mënyrën më barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me ne krye Bashkepuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policise se Elbasanit Berti Nushi.
Ish-drejtori i Policise se Fierit ka shfaqur nje sjellje barbare te karakterizuar ne te gjitha format e dhunes dhe kjo eshte figura me e keqe per nje shtet demokratik qe ne duam me zemer”, njofton PD.
Shoqërimi i Boçit u bë pas protestës së demokratëve të cilët tentuan të bllokonin kalimin e kryeministrit Rama drejt qytetit të Librazhdit, aty ku mbajti një takim.











