Këngëtarja Eliza Hoxha iu fut politikës, lajm të cilin e bëri publike vëtë në rrjetet sociale.
Ajo u bë anëtare e Partisë Demokratike në Kosovë, duke shprehur se do të japë kontributin e saj në shoqëri.
Pak ditë pasi u bë publike edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gazetari Berat Buzhala i shkruan publikisht këngëtares Hoxha, duke i treguar se armiqtë nga të cilët duhet të bëjë kujdes i ka brenda në parti.
“Prej përvojës po flas:
Eliza Hoxha gabon nese mendon qe armiqte kryesore te saj jane jashte partise se saj te re. Ajo pak ma vone e merr vesh qe ata jane brenda selise.
“E re je ti, nuk i merr vesh do pune”
“Une jam prej vitit 2000 ne PDK, ti atehere ke knu”
Ishalla ne nderkohe ka ndryshu dicka”, shkruan Buzhala.












