Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar pozicionin e ministrit në detyrë në Ministrinë e Jashtmë, Gent Cakaj.
“Ore “në detyrë“ në këtë qeveri e shtet është vetëm Gent Cakaj. Të tjerët janë në punë, për rrogë ose për sport…”, shkruan Manjani, duke ironizuar ministrin Cakaj.
Kujtojmë këtu që ministri i ri shkarkoi 20 punonjës nga ministria, ndërsa ditën e djeshme erdhi me një vendim të ri për t’iu hequr targen diplomatike 38 konsujve të nderit, vendim i cili nuk u prit mire nga shumica, teksa cilësuan më parësore probleme të tjera.











