Aktorja e njohur shqiptare, ikonë e kinematografisë, Margarita Xhepa sot feston ditëlindjen e saj të 85, ndërsa së fundmi kemi lajmin e mirë se gjendja shendetsore e saj është rregulluar.
Më herët DRONI.al ka raportuar për situatën e vështirë të aktores, e cila tregonte se nuk mund të ecte dot dhe do të nënshtrohej një operacioni në këmbë.
Ditën e sotme, aktorja pritet të dalë nga spitali. Burime nga spitali ku ka kryer ndërhyrjen, bëjnë me dije se tashmë e madhja Margarita Xhepa gëzon shëndet të plotë.

87-vjeçarja së fundmi ka qenë protagoniste e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.
Xhirimet për këtë film janë mbyllur në muajin shtator dhe tani pritet premiera. Margarita Xhepa është edhe nëna e aktorit të njohur Ndriçim Xhepa.











