Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Laç.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.











