Opozita turke nuk ka fituar zgjedhjet lokale por ia ka dale te ngulitet fort ne tri qendrat me te medha te Turqise.
Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës, sipas të dhënave të partisë së tij.
Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir, raporton Reuters.
“E di se kemi fituar në Stamboll, është shumë e qartë’, ka thënë kandidati i kësaj partie Ekrem Imamoglu.











