Aleanca për Teatrin ka denoncuar një veprim të aktorit Gaz Paja. Duket se disa aktorëve nuk u ka pëlqyer mënyra se si kolegu i tyre Gaz Paja kishte parkuar makinën përpara Teatrit Kombëtar, aty ku ata mblidhen për të protestuar kundër shembjes së godinës.
Paja ka mbështetur publikisht qeverinë për shembjen e godinës. Për këtë shkak artistët i kanë vënë një shënim në xhamin e makinës pasi e kanë gjetur të pavend mënyrën si ai kishte lënë makinën.
“Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit. Ne i lamë një shënim te xhami” – shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook ku citon edhe shënimin mbi xham: “Këtu protestohet, nuk parkohet.












