• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Historia prekëse, motër e vëlla bashkohen pas 38 vitesh

droni by droni
31 March, 2019
in Kronika
0
VIDEO/Historia prekëse, motër e vëlla bashkohen pas 38 vitesh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E diela Shqiptare ditën e sotme trajtoi një histori prekëse, e cila mori dhe një fund të lutmur.

Përpara 9 vitesh Yllsoni mësoi se kishte dy motra, por pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme ai nuk arriti të binte në gjurmë të tyre sepse e vetmja e dhënë që kishte ishin dy emra: Magdalena dhe Anila.

Në  “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan, ai arriti të takonte morat e tij, por edhe t’u përcjellë një mesazh dashurie.

Natyrisht ai nuk e dinte që  motrat e tij ishin gjetur. Magdalena e ftuar përballë tij dëgjoi per here te pare historinë e tij.  As kjo e fundit nuk e di se kush e ka ftuar por e kuptoi gjatë rrëfimit të vëllait.

“Bëra një udhëtim të gjatë, 18 orë. Unë kam lindur në Cërrik të Elbasanit, babai kishte patur një martesë të parë me të cilën kishte dy vajza. Ai u divorcua dhe u lidh me mamanë time. Mamaja studionte për laborante, ndërsa babai ishte oficer. Nga martesa vjen në jetë fëmija i madh, vëllai im. Më pas kishin disa konflikte në familje, sepse mamaja kishte kuptuar që ai kishte një lidhje paralele. Divorci i parë me familjen tjetër kishte ardhur për të njëjtën arsye, sepse babai kishte një lidhje. Ata bënë një ndarje jo të ligjshme dhe mamaja shkon tek prindërit. Për mentalitetin e kohës, gjyshi nga mami thoshte bashkohu për të mbajtur familjen, për shkak të turpit, opinionit, kështu bashkohen prapë dhe vij në jetë unë. Ata shkonin shumë keq. Ai mbase edhe nga shkarkimi nga detyra si oficer që hodhi poshtë gjithë punën e tij, filloi edhe pijen.

Gjatë kësaj martese, ngelet shtatzanë me fëmijën e tretë. Një ditë mamaja shkon më herët nga puna në shtëpi dhe gjen babain me të dashurën. Kthehet përsëri në Korçë tek gjyshi dhe tregon gjithë historinë. Aty mamaja martohet përsëri, por të gjitha fatkeqësitë rikthehen. Nga martesa njerku sjell djalin e tij, i cili u kthye në një vëlla për mua. Ai më ka mbështetur, sepse jeta nuk ishte ashtu siç e prisja. Kisha shumë dëshirë të takoja babain biologjik. Pas disa vitesh shkoj në shtëpinë e tij, por më dha një përqafim jo të ngrohtë. Ne shkuam të qëndronim disa ditë me babain për ta njohur, por ai tha se nuk i pranoj.

Në shtëpi isha me njerkun dhe nuk rrija dot, u arratisa 13 vjeç për në Greqi, në një udhëtim 6 ditor. Kam shkuar në Selanik, kam fjetur edhe jashtë, stolave dhe atje gjej një të njohur i cili është edhe shpëtimtari im. Më pas kushuriri më merr në Athinë, ku u vendosa dhe aty jetoj edhe sot. Bashkëshortja është ndodhia më e bukur në jetën time me të cilën kam edhe tre vajza. Nuk e dija që kisha një hallë, vëllai i jep numrin tim dhe takohem në Greqi.

Folëm për një kohë të gjatë dhe ajo më tregoi për jetesën tonë. Halla jetonte me babain dhe e njihte shumë mirë. Ajo më tregoi që nga martesa e parë kishte edhe dy vajza dhe mësova që kam dy motra në moshën 32 vjeç. Më erdhi mirë, sepse kam dashur të kisha një motër. Duke treguar historinë halla, mendova si ka mundësi që një prind të ketë pesë fëmijë dhe asnjë t’i rrijë në krah. Dija që ishte inteligjent, gjithë ato vite shkollë dhe të përfundonte kështu nuk më besohej. Kërkova që të njihja motrat, por halla nuk kishte informacione dhe më tha vetëm emrat. Magdalena dhe Anila ishin emrat e motrave, por me pak të dhëna nuk mund të kërkosh. Fola me babin pas shumë vitesh dhe e shihja si një të huaj, por e mora për motrat edhe ai më tha që nuk kam asnjë kontakt”.

Ardit Gjebrea: Bashkëshortja jote na shkroi, na dha vetëm me dy emra. Imagjino sa e vështirë është, por ne t’i gjetëm dy motrat. Njërën e ke në Greqi në Selanik, tjetra është në Tiranë. Tani do të njohësh virtualisht motrën tënde.

Teksa sheh motrën për herë të parë, Yllsoni përlotet dhe sheh se ngjason me atë. Arditi largohet përsëri nga studio e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe shkon tek Magdalena, e cila gjithashtu është e prekur nga gjithë historia e vëllait. Ajo tregon se të njëjtën histori e ka përjetuar, por Zoti na jep kurajo, dashuri, durim për të kapërcyer sfidat dhe sot na presin surprizat e bukura. Disa herë kam kontaktuar me babain, thjesht për respektin si prind, por gabimet i kanë përjetuar ata dhe do japin llogari, tregon Magdalena e cila shkon pranë vëllait dhe i jep atij përqafimin e munguar.

“Ka një mesazh për ty” bashkon vëlla e motër për herë të parë pas 38 vitesh. Vështirësitë të rrisin dhe ndonjëherë të bëjnë njeri më të mirë. Pavarësisht se kanë jetuar në familje të ndryshme, në vende dhe kultura të ndryshme, gjaku i tyre është i njëjtë. Yllsoni dhe Magdalena kanë shumë për të treguar e për të shkurtuar distancën e largët kohore prej njëri – tjetrit. Ajo që ka rëndësi është fillimi i mbarë që nisi nga përqafimi i sotëm. /tvklan.al

Tags: motrapa u paretakohenvellaiVite
Previous Post

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë: Komediani po del fitues që në raundin e parë

Next Post

Aktorja e “Game of Thrones” i shpëton goditjes në tru: Për disa ditë nuk mund të flisja

droni

droni

Next Post
Aktorja e “Game of Thrones” i shpëton goditjes në tru: Për disa ditë nuk mund të flisja

Aktorja e "Game of Thrones" i shpëton goditjes në tru: Për disa ditë nuk mund të flisja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.